PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe India forcojnë bashkëpunimin ekonomik tregtar
2014-09-18 15:29:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:工业园---Gōng yè yuán---Parku industrial

Provinca Gujarat, vendlindja e kryeministrit të Indisë Narendra Modi, priti të mërkurën presidentin e Kinës Xi Jinping. Prej kohësh, provinca Gujarat ka tërhequr investime të shumë kompanive kineze, për shkak të mjedisit të favorshëm për investim. Kësaj here, me një sërë marrëveshjesh të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve gjatë vizitës së presidentit Xi në Indi, një park i madh industrial kinez parashikohet të ndërtohet në Gujarat, i cili pritet të tërheqë më shumë kompani kineze. Analistët indianë theksojnë se marrëdhëniet kino-indiane po hyjnë në "epokën Xi-Modi" dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve pritet të çohet përpara.

Provinca Gujarat, në pjesën bregdetare perëndimore të gadishullit indian, është një krahinë me ndikime të thella të ideologjisë tradicionale të Hinduizmit. Për shembull i ndikuar nga Hinduizmi, në mbarë provincën ndalohet pirja e alkoolit dhe përveç disa hoteleve me pesë yje, në dyqane përgjatë rrugës pothuajse nuk gjendet asnjë pije alkoolike. Njëkohësisht, kjo provincë është gjithashtu fronti i zhvillimit dhe i reformës ekonomike i Indisë, duke pasur dhe prodhimin e brendshëm bruto ndër më të lartin në vend. TBEA është një nga kompanitë kineze që investojnë në Gujarat, në sajë të politikës dhe mjedisit të favorshëm të kësaj province. Pak kohë më parë, kjo kompani inauguroi në Gujarat Parkun e Industrisë së Energjisë së Gjelbër.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë TBEA, Zhang Xin:

"Vitet e fundit, kompania TBEA mori porosi nga disa kompani të mëdha shtetërore indiane të energjisë elektrike. Ne ju ofrojmë atyre pajisje të mëdha për 18 nënstacione ndërsa kemi kryer punime ndërtimi në gjashtë nënstacione, si dhe kemi transformuar qindra kilometra linja elektrike në zonat urbane. Të gjitha këto pasqyrojnë besimin e popullit indian për kompaninë TBEA."

Parku i Industrisë së Energjisë së Gjelbër i Kompanisë TBEA, është objekti i parë i bashkëpunimit ekonomik kino-indian, që hapet pas ardhjes në fuqi kryeministrit Modi. Gjatë kësaj vizite të presidentit kinez Xi Jinping në Indi, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve pritet të thellohet më tej. Ndër një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi, tema kryesore është krijimi i dy parqeve të gjithanshme industriale kineze, përkatësisht në provincat Gujarat dhe Maharashtra.

Pasi të përurohen të dy parqet, më shumë kompani kineze do të hyjnë në Indi dhe shuma e përgjithshme e investimeve parashikohet t'i kalojë 5 miliardë dollarët. Duke folur për parkun kinez industrial në Gujarat, Kartik M.Bh, profesori i ekonomisë i Universitetit të Gujaratit nënvizon avantazhin teknologjik të kompanive kineze:  

"Pasi të inaugurohet parku industrial kinez, ai do të favorizojë qytetin Ahmedabad, provincën Gujarat dhe madje tërë Indinë. Në Gujarat ekzistojnë disa parqe industriale, por kompanitë kineze disponojnë më shumë teknologji të përparuar, pra parku industrial kinez do të shërbejë si shembull për të tjerët dhe vetë kompanitë indiane do të mësojnë përvojë dhe teknologji të çmuara nga Kina."

Gjatë vizitës treditore të presidenti Xi në Indi, krahas memorandumit të bashkëpunimit mbi dy parqet industriale, të dyja palët kanë mundësi të nënshkruajnë një memorandum të bashkëpunimit mbi hekurudhat.

Më herët, diplomati kinez në Indi Liu Youfa tha se Kina tregon interes të madh për metrotë, trenat ndër qytetas, projektimet urbanistike të mençur, përpunimin e ushqimeve dhe modernizimin e fshatrave të Indisë. Kina ka plan të marrë pjesë në rindërtimin e hekurudhave ekzistuese të Indisë, shtoi Liu. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China