Skocia voton sot në një referendum për pavarësinë. Sipas analistëve një votim "Po" mund të rezultojë në "një sërë ndikimesh shqetësuese."
Referendumi i sotëm është një ngjarje historike që do të përcaktojë statusin e Skocisë; nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Britanisë së Bashkuara, e njëkohësisht e BE-së dhe NATO-s, apo të bëhet një shteti i pavarur.
Sondazhet e opinionit tregojnë se skocezët janë thellësisht të ndarë në pro dhe kundër pavarësisë, me përqindje pothuajse të barabarta. Votuesit e pavendosur nuk janë përfshirë në sondazh, por ata do të jenë vendimtarë në rezultatin e referendumit. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)