Përçarja e Britanisë do të "dobësojë sigurinë e të gjithë kombit," theksojnë 14 gjeneralë të lartë britanikë në një letër të përbashkët botuar të mërkurën ku u bëjnë thirrje skocezëve të kundërshtojnë pavarësinë.
Votimi pro pavarësisë do të shkatërrojnë forcat e mbrojtjes të Skocisë dhe të rajoneve të tjera britanike, theksojnë 14 gjeneralët e lartë në një letër publike "drejtuar popullit të Skocisë."
Nga pikëpamja ushtarake, formimi i trupave rajonale paralele dhe përçarja e vendit do të dëmtojë mjedisin e sigurimit të gjithë kobit, thekson letra.
Por në një reagim kundër letrës, ministri i parë skocez Alex Salmond u kërkoi gjeneralëve të mos shfrytëzojnë forcat e armatosura për të shprehur pikëpamjet e tyre politike. (Xu Guang/Leftion Peristeri)