Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në mërkurën në qytetin perëndimor indian të Ahmedabad-it, në shtetin Gujarat, vendlindja e kryeministrit Narendra Modi, duke filluar vizitën shtetërore në fqinjin e Azisë Jugore.
Kjo është vizita e parë e presidentit Xi në Indi që kur mori detyrën në mars të vitit 2013, dhe gjithashtu vizita e parë shtetërore e një presidenti kinez në Indi në 8 vitet e fundit.
Kina është partneri tregtar më i madh i Indisë, ndërsa India është partneri më i madh tregtar i Kinës në Azinë Jugore. Tregtia dypalëshe arriti në 65.5 miliardë dollarë vitin e kaluar. Të dy vendet kanë caktuar një objektiv për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2015.
India është stacioni i fundit i turneut katër vendesh i presidentit Xi Jinping në Azinë Qendrore dhe Jugore. Më herët ai vizitoi Taxhikistanin, Maldivet and Sri Lanka-n. (Leftion Peristeri)