PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Skoci, dyluftimi i fundit para referendumit për pavarësi
2014-09-17 16:09:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 角力---Jué Lì---Dyluftim

Vetëm një ditë para referendumit për pavarësinë e Skocisë, arrin kulmin gara midis dy grupimeve, pro dhe kundër pavarësisë. Të hënën, kryeministri britanik David Kameron shkoi edhe një herë në Skoci dhe mbajti një fjalim të sinqertë duke ju përgjëruar skocezëve të qendrojnë të bashkuar me Britaninë, ndërkohë, edhe mbretëresha e Britanisë Elizabeh II bisedoi të dielën me qytetarët, që t'i nxiste të "mendonin seriozisht për të ardhmen".

Këto ditë, gjatë rrugës nga Anglia për në Skoci, ndihet kudo atmosfera e referendumit. Nga kufiri i Skocisë për në Edinburg, përgjatë autostradës gjenden tabela të mëdha pranë fermave, ku thuhet "No, thanks" ose "Yes". Parulla të tilla, që shprehin qëndrimet e dy grupimeve, gjenden edhe në tabela reklame dhe në shtylla elektrike. Korrespodenti CRI-së zbulon se në periferinë jo shumë të populluar, shenjat e pro bashkimit janë më shumë se ato pro pavarësisë, kurse në Edinburg, treguesit e pavarësisë janë më të dukshëm.


 David Kameron
foto nga www.cfp.cn

Por atmosfera e garës para referendumit nuk ndikon shumë mbi jetën e përditshme të zgjedhësve. Sipas rregullores, dy grupimet mund të bëjnë aktivitete promovuese vetëm në pikat e miratuara dhe nuk mund të shfrytëzojnë terrenin publik për promovim e qëllimit të tyre. Edhe parakalimet dhe mitingjet duhet të miratohen para kohe. Por sipas njoftimit të gazetës "The Daily Mail", të martën në Glasgou afro 500 përkrahës të pavarësinë u mblodhën para selisë së BBC-së në Skoci dhe protestuan me fjalë të ashpra, duke dënuar njoftimet paragjykuese dhe padrejta të BBC-së për referendumin.

Të hënën, kryeministri i Britanisë David Kameron shkoi përsëri në Skoci dhe mbajti një fjalim të sinqertë. Ai tha se nëse Skocisë nuk i pëlqen qeveria aktuale britanike, qeveria do të rizgjidhet herët a vonë; nëse Skocisë nuk i pëlqen ai si kryeministër, ai do të largohet nga posti herët a vonë; por nëse Skocia do të zgjedhë shkëputjen nga Britania e Madhe, ai vendim do të jetë i pakthyeshëm.

Shkëputja nuk do të jetë një ndarje në gjyq, por një divorc i dhimbshëm, tha Kameron, duke shtuar se nëse Skocia do të zgjedhë të mbetet në Komunuelthin Britanik, qeveria do t'i japë Parlamentit skocez më shumë autonomi.

Edhe mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeh II, që kishte qenë në heshtje për referendumin, bisedoi të dielën me banorët, kur ajo mori pjesë në një aktivitet kishtar të Skocisë, ku i nxiti vendasit "të mendojnë seriozisht për të ardhmen". Ky konsiderohet si aludim i qëndrimit të mbretëreshës, sepse sipas mediave, mbretëresha zakonisht u largua direkt nga kisha pas aktivitetit, por kësaj here u ndal në veçanti për të biseduar me vendësit, duke i ftuar mediat pranë si dëshmi e bisedimeve.


foto nga www.cfp.cn

Tek grupimi pro pavarësinë, udhëheqësi i Partisë Nacionale të Skocisë, Alex Salmond e ka vënë theksin e punës së tij në lobimin pranë një grupi biznesi me ndikim të madh ekonomik dhe financiar. Para kësaj, shumë banka dhe gjigantë me filiale të shitjes me pakicë u shprehën se pas pavarësisë së Skocisë, do të ndryshojnë theksin e tyre tregtar në Jug dhe do të ngrenë çmim të mallrave.

Të gjitha këto kanë ngjallur shqetësimet e një pjese zgjedhësish. Në Pallatin e Parlamentit të Skocisë, Partia Nacionale organizoi aktivitete të dendura promovimi dhe ftoi media të vendeve të ndryshme për intervista, që duke përfituar nga rasti i referendumit, për t'u bërë më i njohur përpara publikut botëror.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China