PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Sri Lanka thellojnë bashkëpunimin strategjik
2014-09-17 10:24:22 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Sri Lankës Mahinda Rajapakse zhvilloi të martën një ceremoni madhështore për të pritur kreun e Shtetit të Kinës Xi Jinping, i cili ndodhet për vizitë në Kolombo. Liderët e të dyja vendeve zhvilluan bisedime nën një atmosferë miqësore, si dhe shpallën nisjen e bisedimeve të tregtisë së lirë, duke nxitur thellimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Me rastin e ndërtimit të Rrugës Detare të Mëndafshit, Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me Sri Lankën, si në forcimin e ndërtimit të porteve, në krijimin e zonës industriale, në zhvillimin e ekonomisë, në garantimin e sigurisë detare etj. Kina shpreson se Sri Lanka do të ndërtojë sa më parë zonën e tregtisë së lirë.

Nga ana e tij, Rajapakse tha se Sri Lanka është e vendosur në vazhdimin e mbështetjes ndaj palës kineze në çështjet që lidhen me interesat thelbësore të Kinës. Sri Lanka shpreson se Kina do të hapë Institutin e Konfucit në Sri Lanka, dhe do ta ndihmojë atë në ngritjen e nivelit në fushën e kërkimeve shkencore dhe në kualifikimin e njerëzve.

Pas bisedimeve, nën praninë e liderëve të të dyja vendeve, palët nënshkruan "Planin e Veprimit mbi thellimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-Sri Lanka", si dhe marrëveshje të tjera lidhur me bashkëpunimin në fusha të ndryshme. (Ver/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China