Ministri i parë i Skocisë Alex Salmond ka insistuar mbrëmjen e së martës se një Skoci e pavarur nuk mund të pengohet nga përdorimi i paundit.
Në intervistën për "Sky TV news", Salmond theksoi se Anglia është partnerja më e madhe tregtare e Skocisë dhe Skocia është partnerja e dytë më e madhe e Anglisë, pas SHBA-së.
Të martën, kryeministri britanik dhe njëkohësisht kreu i Partisë Konservatore David Cameron, kreu i laburistëve Ed Miliband dhe zv.kryeministri dhe kreu i Partisë Liberal Demokratike Nick Clegg, publikuan një deklaratë të përbashkët në gazetën skoceze "Daily Record", ku kanë ofruar më shumë kompetenca dhe sovranitet për Skocinë duke nisur që prej 19 shtatorit, nëse Skocia voton kundër pavarësisë në referendumin e së enjtes. (Albana