PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping nis vizitën në Indi
2014-09-17 19:21:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti kinez Xi Jinping arriti të mërkurën në qytetin perëndimor indian Ahmedabad të shtetit Gujarat, vendlindja e kryeministrit Narendra Modi, duke filluar vizitën e tij treditore në Indi.

Kjo është vizita e parë e z. Xi në Indi që kur ai mori detyrën në mars 2013 dhe vizita e parë zyrtare në tetë vjet e një presidenti kinez në Indi.

Xi pritet të marrë pjesë në disa veprimtari të përbashkëta me Modin në Ahmedabad të mërkurën pasdite, para se të shkojë në kryeqytetin Nju-Delhi në mbrëmje.

Presidenti Xi do të takohet me presidentin indian Pranab Mukherjee dhe udhëheqës të tjerë politikë. Kreu i shtetit kinez do të mbajë një fjalim në Nju-Delhi për marrëdhëniet Kinë-Indi dhe politikën e Kinës në Azinë Jugore. (Artan)

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China