Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Sri-Lankë me kryeministrin e këtij vendi D. M. Jayaratne. Xi u bëri thirrje të dy palëve të vënë në jetë dhe të përshpejtojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme dypalëshe të bashkëpunimit.
Duke kujtuar bisedimet e tij të frytshme me presidentin e Sri-Lankës Mahinda Rajapaksa, z. Xi tha se ka arritur konsensus të gjerë me z. Rajapaksa për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për zhvillimin e ardhshëm të lidhjeve Kinë-Sri Lankë.
Presidenti Xi sugjeroi që të dy palët duhet të nxitin bashkërisht ndërtimin e Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të. Ai po ashtu shprehu mirëpritjen për pjesëmarrjen e Sri-Lankës në punët përgatitore të Bankës së Investimeve Infrastrukturore Aziatike si një vend anëtar themelues. (Artani)