Kreu i Shtetit të Kinës Xi Jinping po zhvillon vizitën e tij të parë në Malvide. Më 15 shtator, dy vendet publikuan në kryeqytetin maldivian Male një komunikatë të përbashkët.
Në komunkatë, Maldivet përshendesin propozimin e Kinës për ndërtimin e Rrugës Detare të Mëndafshit, duke shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij projekti. Të dyja palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të sigurisë detare.
Sipas dokumentit, planifikohet gjithashtu krijimi i komisionit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve si dhe pritet të mbahet konferenca e parë e këtij institucioni brenda vitit, që synon të konkretizojë bashkëpunimet dhe të nxisë zhvillimet tregtare mes dy vendeve. (Wang Xianya)