Kryeministri britanik David Cameron e përdori vizitën e tij të fundit në Skoci para një referendumi historik për pavarësinë këtë javë për t'ju përgjëruar skocezëve të mbeten pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur gjatë një aktiviteti në Aberdeen, Cameron paralajmëroi se vota për shkëputje do të jetë rrugë pa kthim.
"Pavarësia nuk do të ishte një ndarje në gjyq, por një divorc i dhimbshëm. Ne duam që ju të qëndroni. Koha, zemra dhe shpirti, duan që ju të qëndroni. Ju lutem, mos përziejeni të përkohshmen dhe të përhershmen. Nëse ju nuk më doni mua, unë nuk do të jetë këtu përgjithmonë. Nëse ju nuk e pëlqeni këtë qeveri, ajo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Por në qoftë se ju largoheni nga Mbretëria e Bashkuar kjo që do të jetë e përhershme. "
Ai theksoi se një votë për Skocinë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar do të rezultojë me pushtet më të madh për parlamentin skocez.
Më herët të hënën, kryeministri skocez Alex Salmond u shfaq në aeroportin e Edinburgut duke bërë thirrje për mbështetjen e pavarësisë tek një grup i njohur biznesi.
Udhëtimi i Cameron ishte një përpjekje të minutës së fundit në përpjekje për të bindur shumë votues të pavendosur për të kundërshtuar pavarësinë.
Deri në 500,000 njerëz nga më shumë se 4 milionë votues të regjistruar vlerësohet se janë të pasigurtë se si do të votojnë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se votimi është i vështirë për t'u parashikuar. (Leftion Peristeri)