Eurozona dhe Bashkimi Evropian kanë njohur një rritje vjetore të kostos së punës në tremujorin e dytë të sivjetshëm, sipas të dhënave të publikuara të martën nga zyra e statistikave e BE-së.
Shifrat e Eurostatit tregojnë se, në tre muajt e dytë të këtij viti, kostoja e një ore pune u rrit 1.2 për qind si në Eurozonë, ashtu dhe në BE, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në tremujorin e parë të vitit, kostoja e një ore pune u shtua 0.6 për qind në Eurozonë dhe 1 për qind në BE. (Artani)