PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Britania do ta përfshijë RMB-në si monedhë të rezervës valutore
2014-09-13 10:42:47 xinhua Komenti juaj Printoni

Sekretari britanik i Thesarit George Osborne njoftoi të premten se qeveria britanike synon të emetojë bono të denominuara në monedhën kineze RMB dhe t'i përdorë të ardhurat për të financuar rezervën valutore të qeverisë.

Zëvendëskryeministri kinez Ma Kai dhe Osborne bashkëdrejtuan Dialogun e Gjashtë Ekonomik dhe Financiar Kinë-Mbretëri e Bashkuar që u mbyll po atë ditë në Londër.

Osborne e përshkroi këtë rezultat të dialogut si "një çasthistorik".

"Teksa Kina po bëhet një pjesë gjithnjë e më e madhe e ekonomisë botërore, monedha e saj do të përdoren në mbarë botën. Ne duan të jemi vendi i parë në Perëndim që të shfrytëzojmë mundësitë që do të sjellë kjo," deklaroi Osborne.

Ndërkohë, emetimi i bonove në monedhën kineze do të thotë vende pune dhe investime në Britani, që janë fokusi i planit ekonomik afatgjatë të qeverisë, theksoi Osborne. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China