PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Rusia nënvizojnë mbështetjen për njëra tjetrën
2014-09-12 16:05:27 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 会见---Hui jian---Takim

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të enjten në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, për konferencën e 14-të të udhëheqësve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH). Në takimin me presidentin rus Vladimir Putin, Xi Jinping theksoi se Kina dhe Rusia duhet të mbështesin njëra tjetrën që të përballojnë bashkërisht rreziqet e sfidat nga jashtë..

Në majin, Kina dhe Rusia nënshkruan një kontratë me vlerë 400 milionë dollarë për furnizimin me gaz nëpërmjet linjës lindore mes dy vendeve. Në fillim të shtatorit, filloi ndërtimi i gazsjellësit, pas përfundimit të bisedimeve që zgjatën mbi 10 vjet.


Foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping:

"Në fillim të këtij muaji, filloi shtrimi i linjës lindore të gazsjellësit në territorin rus. Ne ishin pjesë e ceremonisë së fillimit të punimeve. Ju po i kushtoni rëndësi bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve. Ky është një shembull për thellimin e bashkëpunimit në fushave të tjera."

Në takim, Xi Jinping shprehu dëshirën për fillimin e bisedimeve për linjën perëndimore të gazsjellësit kino-rus.

Presidenti rus Vladimir Putin:


Foto nga CFP

"Jam i bindur se ky projekt do të realizohet pas përpjekjeve konkrete, pasi ne po ndërtojmë rrjetin e ri gazsjellës. Ky program do të ndihmojë jo vetëm provincat kineze por edhe disa rajone të Lindjes së Largët të Rusisë të zgjedhin problemet."

Për veç takimit komë më kohë më 11 shtator, bashkëpunimi është tema që ndërthur tre takime të tjera të sivjetshme mes dy udhëheqësve.

- Në shkurt, me rastin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Dimërore Olimpike, Xi Jinping e ftoi Rusinë të angazhohet për ndërtimin e brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit;

- Në maj, presidenti Putin ndodhej në Shangai për Samitin e CICA-së (Konferenca për Ndërveprim dhe Krijimin e Masave të Besimit në Azi). Të dyja palët theksuan rëndësinë e ndërtimit të brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, me hekurudhat ruse që ndodhen në kryqëzimin e rrugës nga Europa në Kinë.

- Në korrik, gjatë takimit të liderëve të vendeve anëtare BRIK-ut, Xi Jinping nxitin konkretizimin e marrëveshjeve të arritura.

Në takimin e së enjtes, presidenti Xi vuri në dukje progresin e ri të marrëdhënieve me me Rusinë. Për momentin, po diskutojnë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë, sistemin orientues të satelitëve, ndërtimit të avionëve dhe eksplorimit të hapësirës.

"Dëshiroj të mbaj kontakte të ngushta me ju, e të përkrahim njëri tjetrin për të përballuar bashkërisht sfidat dhe rreziqet e jashtme," tha presidenti Xi. (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China