PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dushanbe, Xi Jinping takohet me Vladimir Putin
2014-09-12 11:13:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping takoi në Dushanbe të Taxhikistanit homologun e Rusisë Vladimir Putin.

Gjatë takimit, Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë dhe bashkëpunimi midis tyre në fusha të ndryshme është zhvilluar shpejt. Tani, të dyja palët po zhvillojnë diskutime për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe mbi sistemin e orientimit të satelitëve. Udhëheqësi kinez kërkoi bashkëpunim më të ngushtë për ndërtimin e gazsjellësve.

Nga ana e tij, Putin vlerësoi tendencën e zhvillimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës. Unë jam i kënaqur me bashkëpunimin ekonomik e tregtar midis dy vendeve dhe shpresoj se të dyja palët do të nxisim vazhdimisht bashkëpunimin mbi naftën, gazin natyror, energjinë bërthamore, aviacionin, fushën monetare dhe atë të infrastrukturës. Të dy udhëheqësit ndodhen në Taxhikistan për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China