PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillohet takimi trepalësh Kinë-Rusi-Mongoli
2014-09-12 10:59:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Xi Jinping mori pjesë të enjten në takimin trepalësh Kinë-Rusi-Mongoli, përkrah presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe atij të Mongolisë Tsakhya Elbegdorg.

Xi theksoi se në kushtet e ndërlikuara ndërkombëtare e rajonale, Kina, Rusia dhe Mongolia zhvillojnë për herë të parë një takim trepalësh dhe shkëmbejnë mendime për probleme të bashkëpunimit me interes të përbashkët.

"Duhet të shtojmë besimin midis të tre palëve, të nxitin bashkëpunimin me interes të ndërsjellë në favor të nxitjes së bashkëpunimit rajonal në Azinë Verilindore," tha Xi.

Putini tha se propozimi i Kinës për ndërtimin e përbashkët të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit u ofron të tre vendeve shanse të rëndësishme për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë në energjetikë, minerale dhe ndërtimin e infrastrukturës. "Të tre vendet mbështesin shumëpolarizimin e botës dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit," tha Putin.

Udhëheqësi mongol Elbegdorg tha se vendi i tij u kushton rëndësi në nivel strategjik marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor dhe të fqinjësisë së mirë me Kinën dhe Rusinë. "Mongolia shpreson të marrë pjesë aktivisht në diskutimin e çështjeve rajonale, nëpërmjet bashkëpunimit me Kinën dhe Rusinë si dhe mekanizmit të APEK-ut," tha Elbegdorg. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China