PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping mbërrin në Taxhikistan për samitin SCO
2014-09-11 20:02:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti në Taxhikistan, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Në këtë takim, krerët e shteteve pritet të diskutojnë mbi sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik.

Udhëheqësit pritet të miratojnë gjithashtu një seri dokumentesh mbi zgjerimin e organizatës.

Xi Jinping do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe udhëheqës të tjerë në samit.

SCO-ja përbëhet nga Kina, Kazakistani, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Afganistani, India, Irani, Mongolia dhe Pakistani janë vëzhgues.

Bjellorusia, Turqia dhe Sri Lanka janë të ashtuquajturit partnerët e dialogut.

Taxhikistani është ndalesa e parë e turit aziatik të Xi Jinping-ut në 4 vende. Ai gjithashtu do të vizitojë Maldivet, Sri Lankën dhe Indinë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China