PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cameron skocezëve: "Ne dëshirojmë të mbeteni në Britani"
2014-09-11 11:03:28 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të referendumit i pavarësisë së Skocisë, kryeministri i Britanisë David Cameron dhe ish-kryeministrat John Major dhe Gordon Brown i ka bërë thirrje Skocisë që të qëndrojë në Britani.

Kryeministri David Cameron‎ ka botuar në "the Daily Mail" një artikull, ku thuhet se bashkimi politik aktual i Britanisë është shumë i çmuar dhe çdo skocez nuk duhet të ketë dyshime për këtë gjë: "Ne kemi shumë dëshirë që ju të qëndroni, nuk dëshirojmë që kjo familje kombesh të ndahet" .

Kreu i qeverisë britanike shprehet po ashtu në artikull se, nëse Skocia zgjedhë të mbetet në Britani, ajo do të gëzojë një autonomi më të madhe dhe të hartojë në mënyrë të pavarur politikat fiskale, të shpenzimeve publike dhe të mirëqenies.

Referendumi për pavarësinë e Skocisë do të organizohet më 18 shtator. Sipas sondazheve më të reja, numri i votuesve skocezë që përkrahin pavarësinë po shtohet dhe e ka kaluar për herë të parë numrin e atyre që janë kundër pavarësisë. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China