PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
UNCTAD: Problemet, kërkesa e pamjaftueshme dhe jostabiliteti i sistemit financiar
2014-09-11 10:43:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia botërore nuk ka gjetur ende rrugën e zhvillimit të vazhdueshëm dhe problemet kryesore të saj janë pamjaftueshmëria e kërkesës dhe vazhdimi i mosstabilitetit të sistemit financiar. Kështu thuhet në "Raportin mbi tregtinë dhe zhvillimin 2014" të publikuar të mërkurën nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Raporti parashikon se përqindja e rritjes së ekonomisë botërore do të jetë nga 2.5 % deri 3 %, shumë më e ulët se niveli që pati para krizës financiare. Rimëkëmbja e ekonomisë botërore është ende e dobët. Në raport parashikohet se sivjet rritja ekonomike në vendet e zhvilluara do të jetë afro 1.8 për qind, në vendet në zhvillim 4.5-5 për qind, kurse në ekonomitë në tranzicion, si ato të Europës Juglindore, afro 1 për qind.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin beson se, për të zgjidhur problemin e rënies së zgjatur të ritmeve të rritjes së ekonomisë, duhet të realizohet shtimi i kërkesës nëpërmjet rritjes së pagës reale dhe shpërndarjes së barabartë të të ardhurave. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China