Kryeministri italian është shprehur se përqindja e rritjes së ekonomisë së tretë më të madhe europiane sivjet do të jetë "rreth zeros".
Parashikimi i Matteo Renzi-t është më i ulët se parashikimi i mëparshëm i qeverisë italiane, teksa ekonomia italiane po përballet me recesionin e saj të tretë brenda një dhjetëvjeçari.
Ngadalësimi i ekonomisë italiane në gjysmën e parë të këtij viti ka ngritur dyshime nëse Renzi mund të përmbushë premtimin e tij për të shkurtuar shpenzimet, duke nxitur rritjen dhe duke ndalur rritjen e papunësisë.
Renzi e mori detyrën në shkurt me një program që synonte trajtimin e çështjeve të burokracisë e korrupsionit, si edhe vënien nën kontroll të financave publike. (Artani)