Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka mbetur i qëndrueshëm në 18 vendet e Eurozonës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, treguan shifrat zyrtare të premten.
Ndërkohë, PBB-ja në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian u rrit me 0.2 për qind gjatë së njëjtës periudhë, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, sipas vlerësimeve të publikuara të premten nga Eurostat, zyra e statistikave e BE-së.
Gjermania dhe Italia kanë regjistruar një rënie me 0.2 për qind secila në krahasim me tre muajt e parë të vitit, ndërsa Malta, Letonia, Lituania, Hungaria dhe Britania kanë shënuar rritjen më të lartë. (Artani)