Forumi i ardhshëm veror i Davosit, që do të zhvillohet në Tianjin, do të shfaqë më shumë tema kineze, teksa organizatorët lokalë kanë një rol më aktiv në eventin e këtij viti.
Zhang Jun, një prej koordinatërove për forumin e 2014-s, tha se një numër temash vendase, përfshi Konfucin dhe muzikën kineze pop, do të diskutohen në eventin e këtij viti.
Në të kaluarën, organizatorët e konsideronin vetveten si mysafirë dhe jo pjesëmarrës, tha Zhang. "Por tani ne e dimë rëndësinë që kanë fjalët e elitës botërore për Kinën dhe na ndihmojnë për të trajtuar problemet tona"
Pesë kompani me teknologji të lartë në Tianjin kanë të drejtë të marrin pjesë në forumin e këtij viti. Kjo është një mundësi për shkëmbime ndërkombëtare dhe për kompanitë e huaja që të kuptojnë më mirë kolegët e tyre në Kinë.