Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti sot në Ulan Bator, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Mongoli.
Në aeroportin ndërkombëtar Chinggis Khaan, Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij u pritën nga zyrtarët e lartë mongolianë, ku mes tyre kryeministri dhe ministri i Jashtëm.
Në fjalimin e tij Xi theksoi se Kina dhe Mongolia janë dy vende fqinje me miqësi tradicionale. "Besoj se vizita ime këtu do të jetë një vizitë për thellimin e mëtejshëm të miqësisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit dypalësh," tha Xi Jinping. (Jiang Lei)