Kryeministri rus Dmitri Medvedev nënshkroi të mërkurën dekretin për anulimin pjesërisht të kufizimit për importin e produkteve të vendeve perëndimore.
Sipas qeverisë federale ruse, artikuj si farë patateje, farë qepe dhe rasate të salmonit dhe të troftës janë përjashtuar nga lista e ndalimit të importit.
Për të përballuar sanksionet ekonomike të SHBA-së dhe të Evropës, më 7 gusht, qeveria ruse publikoi listën e ndalimit të importit të ushqimeve dhe ndaloi përkohësisht importin e mishit, produkteve të qumështit, të frutave dhe të perimeve të prodhuara nga SHBA-ja, BE-ja, Kanadaja, Australia dhe Norvegjia.(Fani)