Këtë javë, në mbledhjen e 4-t të punës, bordi drejtues i KQ-së të PKK-së për thellimin e gjithanshëm të reformave në Kinë shqyrtoi, duke miratuar Vendimin Drejtues për Nxitjen e Kombinimin e Mediave Tradicionale dhe Mediave të Reja.
Në këtë vendim u paraqitën kërkesa të hollësishme për zhvillimin e ardhshëm të mediave në Kinë.
Sipas këtij vendimi, mediave u është kërkuar që të rirregullohen, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të tyre nëpërmjet kombinimit të mediave tradicionale me ato të reja. Me procesin e kombinimit, mediat mund të përshtaten me ndryshimet e situatës, mund të kenë më shumë ndikim si dhe rritet besimi i publikut. Me anë të kombinimit do të rritet gjithashtu aftësia për drejtimin më të mirë të opinionit publik. Gjatë këtij procesi, me teknologji moderne dhe produktivitet më të lartë, mediat kryesore në Kinë mund të ofrojnë shërbime më të mira për kërkesat e publikut.
Në këtë vendim, është kërkuar gjithashtu që të krijohen një sërë mediash të reja kryesore, të cilat zotërojnë teknologjinë moderne, platforma të shumëllojshme dhe aftësi të lartë konkurruese. Ndërkohë, do të formohen disa grupe të reja mediash me fuqi, ndikime dhe besueshmëri të madhe para publikut, duke krijuar një platformë të gjithanshme moderne komunikacioni. (Jiang Lei)