Takimi i 3-të i zyrtarëve të lartë të APEK-ut u nisi të mërkurën në Pekin. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm këshilltari i Shtetit i Kinës Yang Jiechi, i cili në fjalimin e tij tha se kjo është një fazë transformimi dhe reformash.
Yang Jiechi theksoi se Rajoni i Azi-Paqësorit ndodhet në një pozicion të rëndësishëm strategjik.
"Ky rajon po zhvillohet fuqishëm dhe ka plot shanse për bashkëpunim. Kina është e gatshme që së bashku me palët e këtij rajoni të punojnë për forcimin e partneritetit si dhe do të bëjë përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë rajonale," tha Yang.
Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje të pranishmëve që të shfrytëzojnë kohën para fillimit të samitit jozyrtar të APEK-ut, për nxitjen e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal si dhe të bëjnë përpjekje për progresin në integrimin ekonomik, inovacionin dhe reformën, duke dhënë një kontribut më të madh për zhvillimin e vazhdueshëm dhe progresin e Azi-Paqësorit. (Jiang Lei)