PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Analistët: Tregtia Kinë-Mongoli do të futet në fazën e artë
2014-08-19 19:08:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Mongoli më datat 21 dhe 22 gusht. Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti kinez në Mongoli në 11 vitet e fundit. Analistët janë të mendimit se vizita e Xi Jinping-ut do të nxisë zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në burimet minerale, ndërtimin infrastrukturor dhe bashkëpunim financiar. Vizita e kryetarit Xi do ta fusë tregtinë Kinë-Mongoli në një fazë të artë.

Asistenti i ministrit të Jashtëm kinez Liu Jianchao bëri të ditur të hënën se me rastin e vizitës së Xi Jinping-ut, Kina dhe Mongolia do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në shumë të mëdha, të cilat do të mbulojnë fushën e minierave, ndërtimit infrastrukturor dhe financat.

Kryetari i Qendrës Studimore të Ekonomisë Energjetike pranë Universitetit Xiamen, Lin Boqiang analizoi se Mongolia ka burime të pasura në qymyrgur, bronx, hekur dhe naftë, ndërsa Kina zotëron teknologjinë moderne, fondet kolosale për eksplorimin dhe përpunimin e burimeve, si edhe një treg gjigant. Përveç kësaj, Kina dhe Mongolia kanë edhe epërsi gjeografike për bashkëpunimin në këtë drejtim.

Drejtori i Qendrës Studimore të Ekonomisë dhe Diplomacisë pranë Universitetit Tsinhua He Maochun vuri në dukje se Kina dhe Mongolia kanë një hapësirë të madhe bashkëpunimi në bujqësi, blegtori dhe në mbrojtjen e mjedisit.

"Mongolia ndodhet në brezin ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe është një pjesë e rëndësishme e diplomacisë kineze me vendet fqinje. Vizita e Xi Jinping-ut do të luajë një rol pozitiv për zgjerimin e bashkëpunimit në këtë rajon, " tha He. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China