Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange thotë se do të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër së shpejti, ku ka gjetur strehim për dy vjet.
"Ashtu siç mund ta imagjinoni, të mbahesh i ndaluar në këtë vend pa ndonjë akuzë për katër vite, dhe në këtë ambasadë për dy vjet e cila nuk një mjedis të jashtëm, e për rrjedhojë mungon drita e diellit, dhe si rezultat i pengesave siç është kostoja e pranuar e policimit prej mbi 6.5 milionë paund, në fakt vlerësimi i fundit është 7 milionë paund; pra është një mjedis që edhe një njeri i shëndetshëm do ta gjente veten në vështirësi."
foto nga John Stillwell/东方IC
43-vjecari australian ka siguruar azilin politik nga Ekuadori. Por ai e kishte të pamundur të largohej nga ambasada pas akuzave të ngritura nga një gjykatë suedeze për rolin e tij në dy sulme të ndryshme seksuale.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ekuadorian Ricardo Patino thotë se do të negociojë "një zgjidhje miqësore diplomatike" me qeverinë britanike.
foto nga John Stillwell/东方IC
Assange ka nxehur disa qeveri, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete diplomatike me çështje mbi Iraku, Afganistanin dhe kabllot diplomatike të ambasadave të ShBA-së nëpër botë. (Leftion Peristeri)