PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trazira të dhunshme në Ferguson të SHBA-së
2014-08-18 14:59:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 骚乱---Sāo Luàn--Trazira

Në Ferguson të shtetit amerikan të Misurit vazhdojnë trazirat e dhunshme, si pasojë e protestave ndaj vrasjes së një të riu me ngjyrë nga polica. Megjithëse është vendosur ndalim-qarkullimi qysh nga mëngjesi i 17 gushtit, incidentet e dhunës kanë shkaktuar 1 të plagosur dhe 7 të arrestuar. Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri të ditur të dielën për zhvillimin e një autopsie të pavarur për të riun me ngjyrë.

Për të kufizuar trazirat që pasuan këtë ngjarje, guvernatori i shtetit Misuri shpalli vendosjen e ndalim-qarkullimit në qytetin Ferguson si dhe zbatimin e tij gjatë natës, nga ora 00 deri në 5.00, të mengjësit të 17 gushtit.

"Me qëllim sigurinë personale dhe të pasurisë së banorëve të Ferguson-it, sot nënshkrova dekretin e gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin Misuri si dhe vendimin për ndalim-qarkullimi gjatë natës në qytetin Ferguson."

Vendimi për ndalim-qarkullimin është kundërshtuar nga protestuesit, pasi sipas tzre polici i bardhë Darren Wilson që ka vrarë të riun me ngjyrë, Michael Brown, duhet të dënohet.

Në mëngjesin e 17 gushtit, kur filloi ndalim-qarkullimi i natës, qindra protestues u grumbulluan në vendin e vrasjes së Michael Brown-it, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj këtij vendimi. Protestuesit imituan sjelljen e Michael Brown-it para vrasjes, kur ai kishte ngritur duart lart drejt qiellit, dukë thërritur "mos hap zjarr".

Në të njëjtën kohë, forcat speciale të policisë për ndalimin e trazirave kërkuan largimin e protestuesve, duke bërë thirrje me altoparlant. Më vonë, ata hodhën bomba tymuese ndaj protestuesve dhe i shpërndanë ata, ndërsa demonstronin.

Ndonëse kreu i policisë, përgjegjës për sigurinë publike të Ferguson-it ,Ron Johnson premtoi para ndalim-qarkullimit se forcat policore nuk do të përdornin autoblinda dhe gaz lotsjellës, mëngjesin e 17 gushtit, ata i përdorën këto mjete kundër protestuesve. Ron Johnson u shpreh në një konferencë për shtyp të dielën se gjatë zbatimit të ndalim-qarkullimit, një person u plagos ndaj policia ka arrestuar 7 protestues. Ai shpjegoi arsyet e përdorimit të gazit lotsjellës.

"Në atë moment u plagos një person dhe mund të humbiste edhe jetën. Disa protestues në rrugë kishin pistoreta. Përveç kësaj, një makinë policore është qëlluar me pistoletë nga protestuesit. Mendoj se forcat policore kryen detyrën duke reaguar për të mbrojtur sigurinë e tyre dhe të qytetarëve ."

Në të njëjtën kohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë ka filluar hetimet për vrasjen e të riut me ngjyrë. Zëdhënësi i këtij Departamenti, Brian Fallon deklaroi të dielën se sekretari i drejtësisë, Eric Holder ka kërkuar zhvillimin e autopsisë së pavarur nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

Më 9 gusht, i riu 18 vjeçar me ngjyrë Michael Brown është qëlluar për vdekje disa herë nga polici Darren Wilson. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Michael Brown nuk kishte armë dhe ka ngritur duart lart për të shprehur dorëzimin para policit. Kjo ngjarje shkaktoi protesta lokale , të cilat u shndërruan në trazira të dhunshme, gjatë të cilave manifestuesit iu kundërvunë forcave policore. Ndërkojë si pasojë e trazirave janë sulmuar dhe grabitur dhe shumë njësi tregtare në Ferguson. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China