Presidenti Xi tha se Olimpiada Rinore integron kulturën dhe arsimin në sport dhe është jo vetëm një arenë ku konkurrojnë sportistët e rinj, por edhe një platformë komunikimi midis tyre.
Olimpiada Rinore ndihmon në promovimin e frymës olimpike të solidaritetit, miqësisë dhe paqes, vuri në dukje presidenti Xi.
Kreu i shtetit kinez vlerësoi dhe mbështeti gjithashtu punën e KON-it dhe përpjekjet për të nxitur Lëvizjen Olimpike.
Thomas Bach u shpreh nga ana e tij se KON-i synon të nxitë frymën olimpike në të gjithë botën dhe e sheh sportin si një mjet për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Bach e falënderoi qeverinë kineze për punën e saj për zhvillimin e sporteve dhe përshëndeti kontributin e Kinës në Lëvizjen Olimpike Ndërkombëtare. Ai po ashtu e përgëzoi Kinën për punët përgatitore për organizimin e Olimpiadës Rinore dhe theksoi se Kina është një shembull i nxitjes së zhvillimit ekonomik-shoqëror nëpërmjet sportit.
Presidenti i KON-it Thomas Bach shprehu bindjen se Olimpiada Rinore e Nankinit do të jetë një sukses i madh dhe do të lërë një trashëgimi të çmuar në historinë olimpike. (Artani)