PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lhasa, u arrit konsensus mbi zhvillimin e Tibetit
2014-08-13 20:39:36 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi i këtij viti mbi zhvillimin e Tibetit të Kinës përfundoi të mërkurën në Lhasa. Gjatë dy ditëve, mbi 100 dijetarë, politikanë dhe gazetarë të ardhur nga 33 vende e rajone të botës, duke përfshirë Kinën, Britaninë, ShBA-në, Indinë etj., morën pjesë në këtë forum dhe arritën Konsensusin e Lhasës.

Ky është forumi i parë mbi zhvillimin e Tibetit, që u zhvillua në Tibet. Në forum u zhvilluan diskutime edhe mbi mbrojtjen e lirisë fetare, kulturës dhe mjedisit në Tibet.

Forumi ka luajtur një rol për shtimin e mirëkuptimit dhe miqësisë, nxitjen e arritjes së konsensusit dhe eleminimin e keqkuptimit, tha Cui Yuying, zv/drejtorja e Zyrës së Informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës në ceremoninë e mbylljes.

"Ai u ka krijuar pjesëmarrësve një platformë të shkëmbimeve dhe gjithashtu i ka informuar ata më shumë për Rajonin Autonom të Tibetit, në një nivel të ri," tha ajo.

Otto Kolbl, studiuesi i Universitetit të Lausanne-s në Zvicër, tha se gjatë diskutimeve në grupin e tij, pjesëmarrësit ranë plotësisht dakord se banorët vendas duhet ta vënë në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe ekologjik në Tibet. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China