Ministria e Jashtme kineze njoftoi se kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të Olimpiadës për të rinjtë në Nankin, më 16 gusht.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Chin Gang deklaroi se me ftesën e Xi Jinping, presidenti i Burundit Piere Nkurunzinza, presidenti i Fiji-t Epeli Nailatikau, presidenti i Maldiveve Abdullah Yameen, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanović dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të jenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes.