Kina, si vend mikpritës i Lojrave Olimpike të të Rinjve, që hapen të shtunën, do të përfaqësohet nga një delegacion prej 123 atletësh. Një ceremoni mirëseardhjeje do të zhvillohet për atletët pjesmarrës mbrëmjen e së premtes, në Fshatin Olimpik, në vigjilje të ceremonisë së hapjes së Lojrave.
Në ceremoninë e hapjes do të jetë i pranishëm presidenti i Kinës Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon si dhe kryetarë shtetesh të vendeve të ndryshme të botës. (Eda Merepeza)