Ditët e fundit, grupi muzikor Coldplay ka dhuruar 10 mijë paundë për një prej fansave të tij i cili vuante nga sëmundja MND (një grup çrregullimesh neurologjike)
Jody Duff hapi një faqe për të kërkuar ndihmë bamirësie nga përdoruesit e internetit. Një mik i tij i shkroi Chris Martin-it për situatën e vështirë të Jody. Pasi mësoi këtë, Chris-i, përveç dhurimit të fondit, i dedikoi edhe këngën "Fix You" në koncertin e tij, duke u bërë thirrje gjithashtu fansave të tjerë ta ndihmojnë Jody-n të kapërcejë sfidat.