Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të martën se ka urdhëruar kabinetin qeveritar të mendojë rreth reagimit ndaj sanksioneve perëndimore, raporton media vendëse. "Mjetet politike të presionit mbi ekonominë janë të papranueshme dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe normat. Qeveria ruse ka propozuar një sërë masash kundërshtuese ndaj të ashtuquajturave sanksione, të ndërmarra nga disa vende,", deklaroi kreu i shtetit Putin në një takim pune me guvernatorin e rajonit Voronezh, në jug të Moskës.
Ndërkohë presidenti theksoi se reagimi i Rusisë ndaj sanksioneve të vendeve perëndimore, duhet të jetë "i saktë", duke kërkuar që të jetë në përputhje me interesat e prodhuesve dhe konsumatorëve rusë.
Presidenti rus shtoi se prodhuesit e vendeve të ndryshme duhet të konkurojnë në mënyrë të barabartë, duke përmbushur interesat e sigurisë kombëtare dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.(Eda Merepeza)