Derti tani të paktën 410 njerëz raportohen të vdekur dhe më shumë se 2,300 të tjerë u plagosën. Kryeministri la Pekinin që të hënën në mëngjes për të vizituar zonat e prekura.
Para mbledhjes që mbajti në një çadër në zonën e tërmetit të hënën pasdite, Li nderoi në heshtje viktimat që humbën jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.5 ballë.
Ai bëri thirrje për dislokimin e forcave profesioniste të shpëtimit aty ka më shumë nevojë dhe shtimin e personelit mjekësor. Ndërkohë qeveria është zotuar për të transportuar jashtë zonës së tërmetit të plagosurit rëndë.
Qeveria ndërkohë ka garantuar vendosjen e karantinës për të parandaluar epidemitë. Kryeministri tha se forcat civile dhe ushtarake duhet të punojnë së bashku gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. (Leftion Peristeri)