Kryeministri kinez Li Keqiang ka bërë thirrje për shpejtimin e përpjekjeve për kërkimin e të mbijetuarve nga tërmeti në kontenë Ludian të provincës Yunnan.
Z. Li ndodhet tani në zonën e tërmetit për mbikëqyrjen e punëve.
Ndërkohë, rrugët e bllokuara dhe shiu kanë penguar operacionet e shpëtimit.
Shumë prej rrugëve që të çojnë në zonat e goditura më rëndë mbeten të pakalueshme.
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që ra të hënën në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, ka shkaktuar 398 të vdekur dhe mijëra të plagosur. (Artani)