Deri në orën 8 e 40 minuta të datës 4 gusht, tërmeti 6.5 ballësh në Ludian të qytetit Zhaotong të provincës Yunnan ka shkaktuar 381 viktima.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon shprehu nëpërmjet një deklarate të dielën keqardhje për viktimat dhe të plagosurit si dhe ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Ai tha se OKB-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare dhe do të angazhojë komunitetin ndërkombëtar në operacionet e shpëtimit. (Fani)