PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat e huaja komentojnë turin e Xi Jinping-ut në Amerikën Latine
2014-07-25 11:35:08 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi turin e vizitave në Brazil, Argjentinë, Venezuelë dhe Kubë. Këto vizita janë komentuar nga mediat e huaja.

Më 14 korrik, delegacioni kinez i kryesuar nga Xi Jinping mori pjesë në samitin e BRICS-it dhe dialogun e liderëve të vendeve të BRICS-it dhe aleancën e vendeve të Amerikës së Jugut. Ai zhvilloi dhe një vizitë zyrtare në Brazil, gjatë së cilës Kina dhe Brazili nënshkruan 56 marrëveshje bashkëpunimi në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore etj.

Studjuesi amerikan Richard Feinberg,profesor në Universitetin e Kalifornisë vë në dukje se vizita e Xi Jinping-ut vërteton që Kina nuk është forcë e të ashtuquajturit neokolonializëm dhe ajo nuk do të dobësojë zhvillimin ekonomik në rajonin e Amerikës Latine."

Më 18 korrik pasdite, presidenti Xi Jinping zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Argjentinë. Gazeta argjentinase "Costa Times" në artikullin me titull "Nga Pekini në Buenos Aires", nënvizon se vizita e presidentit kinez pritet të shënojë forcimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Argjentinës, ndaj ka një rëndësi të veçantë."

Gjatë qëndrimit dyditor në Karakas kreu i shtetit kinez Xi u takua me homologun Nicolás Maduro dhe të dy liderët morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 38 marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit, duke shpallur vendosjen e partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Më 21 korrik, delegacioni i kryesuar nga kryetari Xi arriti në Kubë. Sipas gazetës kubane " Havana Times", vizita e Xi Jinpingut është në favor të shtimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China