Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar "JAZZ in Albania 2014" zhvillohet në Shqipëri nga 22-27 korrik, njofton ATSH. Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, organizatorët paraqitën planet e tyre për zhvillimin në të ardhmen të kësaj veprimtarie muzikore. Festivali nis të martën në Tiranë, duke vazhduar traditën e tij dhe duke sjellë në kryeqytetin shqiptar emra të njohur të kësaj muzike.
Artistët pjesmarrës në festival do të zhvillojnë një tur nëpër Shqipëri, ku përfshihet Shkodra, Korça, Apollonia dhe Porto Palermo. Në edicionin e sivjetëm të festivalit performojnë 3 grupe muzikore jazz nga Shqipëria si dhe grupe ndërkombëtare, muzika e të cilëve pritet të përcjellë një atmosferë të veçantë në vend. (Eda Merepeza)
Tal Kravitz
Marco Zappa
(foto nga http://www.ata.gov.al/)