Presidenti kinez zhvilloi bisedime të dielën, sipas orës vendore në Karakas, me homologun e Venezuelës Nikolas Maduro. Gjatë bisedimeve, të dy liderët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe probleme të tjera me interes të përbashkët.
Presidenti kinez dhe homologu i tij i Venezuelës, Nicolas Maduro, ranë dakord të dielën për të përmirësuar lidhjet midis dy vendeve të tyre nga një partneritet strategjik për zhvillimin e përbashkët drejt një partneriteti të plotë strategjik.
Presidenti venezuelian Maduro përshëndeti vizitën e Xi Jinpingut dhe shprehu bindjen se kjo vizitë do të thellojë bashkëpunimin midis dy vendeve. (Fani/Leftion Peristeri)