Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping arriti të dielën në Karakas,duke nisur vizitën zyrtare në Venezuelë. Ai u prit në aeroport nga homologu venezuelian Nikolas Maduro.
Në fjalën e mbajtur në aeroport, Xi Jinping theksoi se Kina e Venezuela janë miq të sinqertë dhe partnerë strategjikë përtej oqeanit. Me rastin e 40 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Venezuelës, të dy vendet do të hartojnë së bashku të ardhmen e zhvillimit të marrëdhënieve. (Fani)