Fondi i emergjencës i themeluar nga vendet e BRICS-it është një sistem parandalues, deklaroi të enjten zëdhënësi i bankës qendrore i Kinës (Banka Popullore).
"Fondet do të nisen dhe të futen në zbatim vetëm kur vendet anëtare të kenë nevojë konkrete," thekson zëdhënësi i BPK-së.
Ai u shpreh se një rezervë e tillë mes vendeve të BRICS-it shërben si një gur themelues dhe është një provë e rëndësishme e ekonomive të reja për përballimin e sfidave globale dhe për krijimin e një rrjeti ndërajonal të sigurisë financiare.
"Kjo rezervë monetare do të ofrojë një platformë për pjesëmarrjen e vendeve të BRICS-it në rregullimin e ekonomisë globale. Me këtë platformë, ato do të kenë më shumë të drejta dhe ndikim më të madh në çështjet ndërkombëtare ekonomike. Kështu, vendet e BRICS-it mund të nxisin ekonominë globale në një drejtim më të barabartë," u shpreh zëdhënësi i BPK-së," tha zëdhënësi. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)