PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Medvedev: Sanksionet ndaj Rusisë, ndikim tek buxheti
2014-07-18 10:10:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në dritën e sanksioneve të fundit të Perëndimit, qeveria ruse është e detyruar të zhvendosë fokusin e shpenzimeve buxhetore drejt sektorit të mbrojtjes, tha të enjten kryeministri rus Dmitry Medvedev.

Ai shtoi se presioni i ushtruar ndaj Rusisë do të ndikojë tek politika fiskale e vendit.

Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, SHBA-ja dhe Europa kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në situatën e Ukrainës, akuza këto që janë pasuar me sanksione. Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi të mërkurën për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Gjithashtu edhe BE-ja vendosi të shtojë masat sanksioniste ndaj Rusisë. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China