PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja, Kina dhe ShBA-ja shprehin ngushëllime për MH17
2014-07-18 10:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze është shprehur e shqetësuar për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines fluturimit MH17. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme thekson se Kina shpreson për gjetjen sa më shpejt të shkaqeve të rrëzimit.

Gjithashtu sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka shprehur ngushëllime për incidentin dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar.

Kryeministri holandez Mark Rutte e ka përshkuar ngjarjen si tragjedinë më të madhe në historinë e Holandës.

Në një reagim, zv-presidenti amerikan Joe Biden tha se rrëzimi i avionit malajzian "nuk është një aksident."

"Kjo është me të vërtetë një situatë e vështirë, kanë humbur rreth 300 shpirtra. Familjarët kanë nevojë për ngushëllime dhe lutjet tona. Ka shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Ata (familjarët) do t'i marrin këto përgjigje dhe ne do të ndërmarrin hapin e radhës," tha Biden. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China