Fjala e kyçe:协议---Xié Yì---Marrëveshje
20140718xieyi |
Një seri marrëveshjesh tregtare u nënshkruan mes Kinës dhe Brazilit, si pjesë e vizitës shtetërore në Brazil të kreut të Shtetit të Kinës, Xi Jinping.
Si pjesë e marrëveshjeve, kompanitë kineze do të blejnë 60 avionë të tipit "E-190" nga kompania "Embraer" e Brazilit. Kjo marrëveshje është vlerësuar në shifrën e 3.3 miliardë dollarëve amerikanë.
Në fushën financiare, Banka e Kinës për Eksport-Import do të ofrojë 5 miliardë dollarë gjatë 3 vjetëve për të mbështetur gjigantin brazilian të minierave CVRD të blejë pajisje apo dhe shërbime të tjera nga kompanitë kineze.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.
"Do të vazhdojmë të stimulojmë rritjen e qëndrueshme të tregtisë sonë dypalëshe dhe do të bashkëpunojmë aktivisht për investime në fusha të ndryshme, përfshi naftën, energjinë elektrike, bujqësinë etj."
Ndër to, marrëveshje më tërheqëse është ajo midis Kompanisë së Industrisë Ajrore "Embraer" dhe Kompanisë Ajrore të Tianjinit dhe marrëveshje qeraje financiare të Bankës Industriale, që përbën dhe porosinë më të madhe në tregun kinez.
Përveç këtyre, të dy shtete do të zhvillojnë bashkëpunim strategjik në fushën hekurudhore. Pas ceremonisë së nënshkrimit, të dy liderët ishin të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të shërbimit të kërkimit të internetit të kompanisë kineze "Baidu" me gjuhën portugeze.
Sipas marrëveshjes, Kompania Ajrore e Tianjinit do të blejë 20 avionë të serisë E190 dhe të avionë të brezit të dytë me një vlerë prej 25 miliardë dollarësh, e cila është marrëveshja më e madhe të nënshkruar midis dy palëve.
Kompania "Embraer" është më e madhja e prodhimit të avionëve reaktiv të biznesit me më pak se 120 vende. Avionët e prodhuar nga kjo kopani zënë 80% të tregut rajonal. Avionët E190, mund të kursejnë deri në 16% karburantin, ndërsa do të vihen në përdorim në vitin 2018.
Bashkëpunime të tjera të rëndësishme dypalëshe janë në fushën hekurudhore. Komiteti i Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës dhe Ministria e Transportit e Brazilit kanë në shkruar një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e hekurudhave.
Presidentja Dilma Rousseff tha se në vitet e ardhshme, Brazili do të investojë afro 10.7 miliardë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës.
"Ne do të kemi raste të bashkëpunimit në fushën hekurudhore. Ne do t'u sigurojmë kompanive kineze disa kushte të favorshme. Unë dua theksoj se ne kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe personalisht pres pjesëmarrjen e kompanive për ndërtimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të transportit. Unë i kushtoj rëndësi ndërtimit të hekurudhës nga Brazili deri në Peru."
Midis 32 marrëveshje të nënshkruara, pjesa e madhe i përket fushës së internetit. Kështu Kompania e Teknologjisë e Brazilit dhe kompania Huawei kanë nënshkruar disa marrëveshje, përfshirë edhe një memorandum mirëkuptimi me "Baidu".
Posta kombëtare e Brazilit dhe Kompania Alibaba nënshkruan një marrëveshje, që jo vetëm do të nxitin bashkëpunimin ekonomik tregtar mes dy vendeve, por edhe do të sjellin përfitimet për të dy popujt.
Presidenti Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Brazili janë shtete të mëdha në zhvillim dhe tregje të reja.
Ai dëshiron që të dyja palët mund të forcojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet, të thellojnë bashkëpunimin strategjik, të krijojnë një mjedis të jashtëm zhvillimi duke ruajtur interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim. Ai bëri thirrje për forcimin e pozitës ndërkombëtare.