Të paktën 18 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë prekur nga stuhitë e shiut që goditën disa provinca në pjesën jugore dhe lindore të Kinës.
Viktimat janë raportuar të jenë nga provincat Guizhou, Jiangxi dhe Hunan.
Ndërkohë, janë raportuar 14 të zhdukur në Hunan pas rrëshiqtjeve të tokës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në Guizhou, stuhitë e shiut kanë shkatërruar banesat, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike si dhe janë ndërprerë fluturimet dhe udhëtimet me tren. (Albana)