PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria ofron gjithçka
2014-07-17 14:32:39 CRI Komenti juaj Printoni

'New York Times' e ka renditur Shqipërinë të katërtën në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2014.

Det, mal, liqen, lumë... qytete historike, vizita kulturore... Me pak fjalë, në Shqipëri mund të gjesh gjithçka, mjafton të kesh dëshirë dhe të jesh aventurier.

Nëse udhëton nga Tirana, ndalesën e parë mund ta bësh në Berat, vetëm 126 kilometra larg kryeqytetit. Në vendin që çdokush e njeh edhe me një tjetër emër: qyteti i një mbi një dritareve. I shumëdashur nga vizitorët, me mikpritjen karakteristike të beratasve e sigurisht duke shijuar gatimet tradicionale, duke filluar nga byreku me koçkulla, trahanaja e ashpër, rehania e rrushit apo pekmezi.


Tirana

Me këngë e valle i presin skraparllinjtë miqtë, duke i kujtuar çdo të riu që ka lindur aty se në të ardhmen janë ata që duhet ta ruajnë e ta përcjellin me fanatizëm këtë kulturë. I njohur për rakinë, por edhe për kanionet e bukura të Osumit, vendalinjtë ftojnë gjithëkënd ta vizitojë natyrën e tyre të bukur e t'i gëzohet ecjes në lumë.

Është magjepsëse të shohësh kanionet nga lart, por është krejt tjetër gjë të shohësh lartësinë e tyre ndërkohë që je duke notuar në rrjedhën e lumit duke shijuar rrezet e diellit.

Përveç detit, kemi gjithçka tjetër! Me këtë thënie është çelur sezoni turistik në Përmet në maj të këtij viti. E duket se çdo qytet në Shqipëri ndër vite ka marrë edhe një emër të dytë. Qyteti i trëndafilave është quajtur ndryshe ky vend. Duket se ata që frekuentojnë ujërat termale të Bënjës, nuk shkojnë aty vetëm për t'u kuruar. Bukuria dhe pamja mahnitëse që ofron ky vend, i fton dhe i josh për t'u rikthyer sërish aty.

Siç thotë nje fjalë e urtë popullore, nuk ka se si mos të provosh ushqimin e përmetarëve e të mos lëpish gishtat.

Për ta bërë ditën më të bukur duhen provuar patjetër edhe emocionet e rafting-ut në Vjosë.

Tur në disa qytete, eksplorim i natyrës... Shqipëria na ofron gjithçka, duhet vetëm të kapim çastin dhe të gjejmë kohë për të udhëtuar. (Top Channel)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China