Kryeministri i Kinës Li Keqiang uroi presidenti i ri të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker për marrjen e detyrës.
Li tha se marrëdhëniet kino-europiane janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë. "Pas vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik, marrëdhëniet dypalëshe patën zhvillim të madh. BE-ja u bë një nga partnerët më të rëndësishëm tregtar të Kinës, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve dhe mbarë botën," thekson kryeministri kinez në urimin e tij.
Li Keqiang vuri në dukje se qeveria kineze i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me BE-në, mbështet procesin e integrimit europian dhe shpreson të shikojë një Europë të lulëzuar dhe të bashkuar. (Vera/Leftion Peristeri)