Para fillimit të turneut të vizitave në 4 vende të Amerikës Latine, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh në një intervistë për median se, krahas zhvillimit të saj, Kina do të luajë më mirë rolin e vendit të madh e të përgjegjshëm.
Xi Jinping u shpreh se pala kineze do të jetë më aktive në ruajtjen e paqes në botë dhe propozon konceptin e sigurisë të përbashkët, të gjithanshme dhe të vazhdueshme, duke e përpjekur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet bisedimeve.
"Ne do të marrim pjesë më aktivisht në çështjet ndërkombëtare dhe do të bëjmë përpjekje të nxitim përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale dhe shtimin e përfaqësimit dhe të së drejtës së fjalës të vendeve në zhvillim në çështjet ndërkombëtare," theksoi kreu i shtetit kinez.
Xi u shpreh gjithashtu se Kina do të nxitë zhvillimin e përbashkët dhe do t'i ndihmojë vendet në zhvillim të realizojnë zhvillimin e pavarur dhe të vazhdueshëm. (Çang Çuo/Artani)